Familjarë të autorit të masakrës në Shëlli të Matit janë larguar nga banesa e tyre, përveç bashkëshortes së tij, e cila ruhet nga forca të shumta policie.

Largimi ka ardhur pasi ata i frikësohen hakmarrjes së mundshme.

Sot gjykata e Matit dha masën ‘arrest me burg’ për autorin e masakrës së trefishtë në Mat, Kujtim Koxhën.

Të enjten e kaluar ai hapi zjarr ndaj punëtorëve të bashkisë që po drekonin në një nga lokalet e zonës duke lënë të vrarë në vend Mentor Hoxhën, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes.

I plagosur mbeti dhe Astrit Hani.