Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i referoi prokurorisë hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë te dyshuar se kanë reaguar me vonesë për te ndaluar një te dyshuar për krime seksuale.

Rasti i kallzua nga një burrë dhe vajza e tij 15-vjeçare qe pretendojnë se specialistët e hetimit pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes , nuk e kishin referuar për dhunë seksuale por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet pasi dosja që TCH disponon tregon qe shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për tu arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e prokurorit se si duhet te vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve.

Siç thuhet në dosjen, 15-vjeçarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap ne dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist qe e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi te shkëputet prej tij dhe i doli para një makinë policie qe po patrullonte ne zonë duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët që e shoqëruan në komisariat përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata që kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë patur te njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit te detyrës.

Një burim i sigurtë tregoi se oficerët me inicialet me O.F. dhe A. N., dyshohen te kenë vepruar ne këtë mënyrë pasi mund te kenë patur si synim te lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshes 22 vjeç. Dyshimet qe bien mbi ta jane ato te shpërdorimit te detyrës, thotë SHCBA. /Top Channel