Pas konstatimeve të bërë gjatë seances në KPK dhe deklatatave të relatores lidhur me revoktimin e vizës amerikane dhe probleme me pasurinë, ka dhënë sqarimet e veta gjyqtari Artan Zeneli.

"Kam një vërejtje të thjeshtë, DSIK më ka nxjerrë të përshtatshëm një herë. Më pas me insistimin tuaj për datën dhe saktësinë e formularit është bërë rishikim. Formularin e kam nisur ta plotësoj në nëntor 2016 dhe më pas Kushtetuesja e ka bllokuar këtë aspekt dhe më pas kaloi në janar 2017. Data e formularit të DSIK është 16 janar 2017 dhe data e dorëzimit është korrigjuar. Më datën 26 janar jam thirrur në Konsullatë me pasaportë dhe më është komunikuar revokimi i vizës private turistike b1b2. Duke qenë se unë kisha dy viza dhe jam interesuar për cilën vizë bëhet fjalë se kam edhe vizë a1. Më datë 27 janar kam shkuar në DSIK dhe kam dorëzuar formularin dhe kam deklaruar se nuk më është refuzuar hyrja në SHBA, po vetëm se më është anulluar njëra vizë. Në qershor të këtij viti jam interesuar nëse mund të udhëtoj me vizën e tipit a1 zyrtare dhe nga ambasada më është thënë që më është revokuar edhe viza e dytë. Kam kërkuar sqarim dhe më është revokuar më 4 qershor të këtij viti, pasi DSIK më ka nxjerrë të papërshtatshëm"– tha ai.