Ftoi mikun për darkë në shtëpi dhe e vuri në gjumë, pronari i restorantit tenton t'i përdhunojë vajzën e mitur

24/01/2020 - 13:49

Më 18 janar, një 60-vjeçar u vu në pranga me dyshimet se mund të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç. Shqiptarja.com zbulon detaje nga dosja, provat dhe deklarimet që vunë në pranga V.N nga një fshat i Lezhës, njëherazi pronar i një restoranti në këtë zonë. Me familjen e vajzës së mitur, V.N kishte lidhje miqësie, arsye për të cilën një natë i ka ftuar për darkë në banesën e tij, ku edhe i ka thënë të qëndrojnë të flenë tek ai.

Sipas dosjes së prokurorisë, "pasi kanë përfunduar darkën, vajza e mitur së bashku me nënën dhe babanë e saj, kanë shkuar të flenë në dhomën e gjumit në shtëpinë e V.N. Por teksa prindërit i kishte zënë gjumi, ai ka shkuar në dhomën e gjumit, ka çuar vajzën e mitur nga gjumi, duke e ftuar në kuzhinë për të shikuar një film. "Pikërisht pasi kanë shkuar të dy në kuzhinë, V.N ka filluar të ngacmojë seksualisht vajzën, ndërkohë që një skenë e turpshme teksa 60-vjeçari tenton ta puthë në buzë është parë dhe nga babai i vajzës, ku i ka thënë: Mos ma prek vajzën”. Të larguar nga banesa e tij ditën e nesërme, 60-vjeçari nuk është ndalur. Ai i ka shkuar pranë banesës në fshat vajzës së mitur, dhe e ka marrë me makinë për ta shoqëruar për në shkollë.

Më 17 janar 2020 rreth orës 10:05 ishte një njoftim në sallën e policisë së Lezhës që vuri në lëvizje efektivët, pasi një automjet në afërsi të shkollës së fshatit po lëvizte me shpejtësi pranë nxënësve duke rrezikuar kalimtarët.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia konstatoi 60-vjeçarin V.N. i cili kishte ndaluar automjetin e tij dhe ishte kapur në telat e rrethimit të shkollës dhe po bisedote me një nxënëse duke i thënë fjalët, “hajde zemër, hajde shpirt etj”. Ai është pyetur nga punonjësit e policisë për arsyen e qëndrimit te shkolla dhe ka thënë se vajzën e ka mbesë. Por me pyetjen e drejtorit të shkollës dhe të mësuesit kujdestar të vajzës së mitur, rezultoi se mes tyre nuk ka lidhje.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të 60-vjeçarit dhe palëve të tjera. Ishte deklarimi në polici i vajzës së mitur nën kujdesin e psikologëve, që zbërtheu skenën e rëndë të ndodhur gjatë darkës në banesën e 60-vjeçarit.

Sipas deklarimeve, 60-vjeçari kishte ngacmuar edhe nxënëse të tjera të mitura, duke i ndjekur me makinë dhe duke i drejtuar fjalët "o zemër, o yll".

Ditën që u arrestua nga policia, 60-vjeçarit iu bë edhe testi i alkoolit, ku rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 0.93 mlg/l.

Ndërkohë, ndaj të miturës do të kryhet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për të faktuar nëse 60-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, apo nëse bëhet fjalë për ngacmim seksual.

V.N është në hetim nga Prokuroria e Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur",  "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur".

Burimi: Shqiptarja.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Re pikërisht aty banorët po protestojnë prej dy vjet

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënd

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në l

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Ndahet nga jeta ne moshën 97-vjeçare, Vito Kapo, ish-numri dy i Partisë Komuniste. Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga vdekja e të vesë së

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,