Kjo fundjavë do të jetë normale, pa kufizime për liridaljen e qytetarëve dhe pa fasha orari për bizneset. Pas më shumë e 2 muajsh qytetarët do të mund të shijojnë të shtunën dhe të dielën jashtë shtëpive të tyre ku ishin mbyllur për shkak të situatën me pandeminë COVID-19.

E vetmja gjë që është e ndaluar këtë fudjavë është dalja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta. Kjo masë do të vlejë deri të hënën, më pas ajo do të hiqet si të gjitha kufizimet e tjera të lëvizjes.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu njoftoi se që nga dita e parë e muajit qershor do të hapen kufijte tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë. Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6.

Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve. Ndërsa deri më datë 23 Qershor ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.