Pas fundjavës plot diell e me temperatura të larta, fillimjava nis me kushte atmosferike krejtësisht ndryshe.

Gjatë gjithë ditës moti paraqitet kryesisht i vranët me shira mesatare, deri intensive në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa orët e mbrëmjes pakësojnë dukshëm shirat në Jug, por shira të pakëta mbeten prezent në zonat Veriore dhe Qendrore.

Temperaturat e ajrit sërish rriten në mëngjes, por një rënie me 2-3°C do të shënohet gjatë mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.

Sipas "MeteoAlb", era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi vijon deri 4 ballë.