Edhe pse ditën e sotme thuajse në të gjithë vendin mbizotëroi dielli, fundjava do të jetë krejtësisht ndryshe, pasi parashikohet të ketë reshje shiu ditën e shtunë dhe të diel.

Ndërkohë dita e premte do të jetë me vranësira.

Por duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme, shiu parashikohet t'ja lërë vendin diellit, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie, ku në vlerat minimale do të zbresin nën zero gradë, duke rikthyer ngricat në vend.