Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Fushata zgjedhore në Durrës e parë në këndvështrimin e të rinjve, të angazhuar dhe jo angazhuar politikisht (VIDEO)

13/04/2021 - 12:51

Nga Mila Ballhysa

Durrësi konsiderohet në këto zgjedhje si një nga qytetet më të nxehta dhe më deçizive për rezultatin final të 25 prillit. Atmosfera e deritanishme në qytetin bregdetar mbetet e qetë, por kampet e të gjitha palëve politike janë në terren për të takuar sa më shumë njerëz, mbështetës dhe elektoratin gri për t’i bindur të votojnë për ta.

Një masë e konsiderueshme e votuesve në qytetin bregdetar janë të rinjtë, por sa prej tyre kanë interes për fushatën, për programet e partive politike  apo kandidatët?

Të rinjtë e angazhuar politikisht janë më të zellshmit për të folur për këtë çështje. Lois Turkeshi ka vetëm pak që është angazhuar pranë Forumit Rinor të PD Durrës. Studentja e Shkencave Politike duket se e gjen veten mirë pranë kësaj partie dhe bën thirrje edhe për bashkëmoshatarët e saj që t’i bashkohen ndryshimit.

Ndryshe nga Lois, Zek Palokaj ka rreth 8 vite i angazhuar pranë FRPD Durrës dhe tashmë mban postin e sekretarit të përgjithshëm të forumit. Në këto javë fushate intensive në terren, ai specifikon si problematika kryesore të të rinjve, punësimin dhe emigrimin e tyre në masë jashtë vendit.

“Kemi të rinj që shkollohen, rraskapiten për ta mbaruar atë shkollë, përballojnë tarifat e larta që kanë studimet, punojnë pasdite për të përballuar shpenzimet, por pasi mbarojnë studimet janë mes 4 rrugëve. Mungon orientimi i shtetit për të rinjtë drejt tregut të punës. Nga ana tjetër, emigrimi i të rinjve është në shifra alarmante. Ajo që është më shqetësuese është se po largohet truri i shoqërisë, të rinj të mirëarsimuar dhe shumë të përgatitur”,- thotë Palokaj për “DurrësLajm”.

Artion Barjamaj është kreu i FRPD Durrës. Së bashku me Zekun, ka qenë edhe 4 vite më parë në fushatë, por këtë herë, ndryshe nga 2017 sheh më tepër entuziazëm dhe më shumë gjithëpërfshirje, sidomos tek të rinjtë.

“Kam dalë në fushatë derë më derë edhe në vitin 2017, por realisht këtë vit po pritemi shumë më mirë”,- thotë Barjamaj.

“Ajo që shoh ndryshe në këtë fushatë, sidomos tek të rinjtë, është entuziasmi i tyre, fryma dhe dëshira që kanë për ta ndryshuar këtë realitet ku po jetojmë”,- shton Palokaj.  

Megjithëse e shprehin hapur bindjen e tyre politike, të rinjtë e angazhuar nuk ndihen të paragjykuar nga bashkëmoshatarët, qoftë edhe me bindje të kundërta politike.

“Pavarësisht çdo lloj paragjykimi, unë mendoj se njeriu duhet të bëjë disa diferenca. Për çdo të ri që mund të ndihet i paragjykuar apo i cënuar, dua t’i them vazhdoni ndiqni ëndrrat tuaja, sepse kjo është më e rëndësishme”,- thotë Lois Turkeshi.

“Kemi edhe të rinj e të reja që vijnë nga familje të majta që po atashohen në FRPD dhe po japin kontributin e tyre. Nuk ka paragjykime në këtë drejtim”,- deklaron Barjamaj.

Fushatat zgjedhore shpesh janë të lodhshme për qytetarët për shkak të intensitetit të aktiviteteve, por edhe retorikës politike. Një pjesë e të rinjve janë tërësisht indiferentë ndaj tyre, madje vënë në dyshim shkuarjen në qendrat e votimit më 25 prill.  

Por të tjerë, më të interesuar, urojnë dhe shpresojnë që kushdo që do t’i fitojë zgjedhjet të bëjë më shumë për mësimdhënien, për kurrikulat shkollore.  

“Shpresoj që këtë radhë të fitojë dikush që t’i bëjë politikat më mirë edhe për ne të rinjtë.  Të na sjellin metodat evropiane në mësimdhënie. Janë gjërat që më interesojnë dhe shpresoj që fiituesi i zgjedhjeve t’i realizojë”,- thotë një e re.

Shpesh angazhimi i të rinjve pranë partive politike shihet si një trampolinë e tyre për të bërë hapa në karrierë, për të siguruar një vend pune në administratën shtetërore. Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj nuk e sheh me konotacion negativ këtë gjë, pasi sipas tij administrata është e mbushur me njerëz që vegjetojnë prej vitesh në të. Por sipas tij, kriter bazë për punësimet duhet të jetë meritokracia.

“Nëse një i ri ka formim të mirë akademik, ka eksperienca të mira pune, nëse ka komunikim të mirë dhe mbi të gjitha nëse ka dëshirë të ndërtojë një vend sa më të mirë, një Shqipëri sa më të mirë patjetër që mund të synojë të japë kontributin e tij/e saj në administratën shtetërore.” – thotë Barjamaj.

Kur më pak se 2 javë kanë mbetur nga zgjedhjet e 25 prillit, qarku Durrës është ende një kazan që zien dhe secila forcë politike pretendon fitoren. Edhe të rinjtë pritet të jenë një faktor kryesor për rezultatin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit të këtyre zgjedhjeve.    

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lagje e re pritet të nisë të ndërtohet në Ishëm, për personat e mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

Ministrja Ogerta Manastirliu njofton se tashmë në Shqipëri numri personave që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit, ka shkuar në 600 mi

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar 57 raste poziti

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani i Kosovës, me banim në Gjirin e Lalëzit.

Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre familjarëve nga Gjilani si pasojë e helmimit.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gjirin e Lalzit, ku një familje me tre anëtarë nga Gjilani i Kosovës humbën jetën pasi konsumuan kërpu

Kjo është shtëpia e familjes Haliti në Gjirin e Lalëzit, ku ata po qëndronin prej ditësh.

Policia e Durrësit ka zbuluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një shtëpi të marrë me qira.

Kjo është fotoja e fundit e familjes Haliti nga Kosova, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave t

Mot i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së diel.