Gara për drejtuesin e BKH-së, komisioni përzgjedh 8 kandidatë

14/02/2020 - 11:19

Pas përfundimit të vlerësimit në testin e aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte, Komisioni për Drejtorin e BKH-së ka përzgjedhur jo 6, por 8 kandidatë për të vazhduar më tej.

Ambasada Amerikane reagoi dy ditë më parë, me anë të një statusi në “Facebook” duke shkruar se komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së

E premte 14.02.2020

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

  1. Aida Veizaj
  2. Ardian Çipa
  3. Artur Beu
  4. Ervin Hodaj
  5. Gentjan Shehaj
  6. Lindita Nushi
  7. Idajet Faskaj
  8. Ylli Pjetërnikaj

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në

Kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, k

Në një takim me operatorët turistikë që operojnë përgjatë vijës bregdetare të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku të pranishëm ishin edhe drejtue

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndë

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po rikandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurenber

SPAK kërkon sekuestrimin e 8 pronave në Shqipëri në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Nga data 7 shkurt deri më tani, OFL ka dërguar

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pra

Bota i dha 1.15 miliardë euro donacione dhe kredi qeverisë Rama për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-

Policia e Shtetit ka reaguar për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi përmes Shqipërisë.