Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka postuar në rrjete sociale një foto të stafit të avionit “Lasgushi”, të kompanisë Air Albania, që do të nisë sot operacionin humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë mbetur në Evropë, pas mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Gati skuadra fluturuese e shpëtimit Air Albania!”,– shkruhet ndër të tjera në statusin e ministrisë.