Dita e sotme ka nisur me përplasje në zonën e Astirit mes banorëve dhe policisë.

Forca të shumta policie po qëndrojnë tek ish-rrethrrotullimi i Shqiponjës, ndërsa banorët kanë marrë masa dhe kanë bllokuar rrugën në dy akset e saj. Edhe fadroma të shumta kanë ardhur në Astrir duke filluar punën.

Thuhet se banorët kanë qenë të informuar për këtë askion të IKMT-së për prishjen e banesave.

Disa qytetarë të cilët po pengonin zhvillimin e punimeve janë shoqëruar.

Është hedhur edhe gaz lotsjellës për të larguar banorët që po pengojnë punimet.