Gazeta franceze Le Monde: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë, një akt barbar i qeverisë

25/05/2020 - 11:47

Gazeta franceze "Le Monde" ka shkruar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Gazeta e cilëson një akt barbar të qeverisë.

"Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Budina është ndër artistët, që rezistoi në protesta kundër prishjes së TK që nga viti 2018.

Ai dhe kolegë të tij u ngritën në protesta, për të kundërshtuar prishjen e godinës, e ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë. Edhe një demonstrim spontan, ku morën pjesë liderë të opozitës, u shpërnda brutalisht."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër reko