Gazetari Trazhgim Sokolaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e Shkozetit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj.

Në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Sokolaj tha se prokuroi Ndoj pak ditë para atentatit ishte konfrontuar me mesazhe me drejtorin e Hipotekës, pasi i kishte marrë në pyetje vartësit e tij.

“Gjatë ditëve që Arjan Ndoj ka marrë në pyetje punonjësit e Hipotekës, vartësit e drejtorit të Kadastrës, në informacionin që kam ka pasur një konfrontim mes tij dhe drejtorit të Hipotekës. Jo konfrontim fizik, por një debat me shkresa, telefonata, biseda. Ky debat e ka detyruar drejtorin e Kadastrës që ta paraqesë këtë situatë në Ministrinë përkatëse dhe më pas deri tek zv.kryeministri Braçe. Ky është momenti kur ky debat ka shkuar deri tek kryeministri Edi Rama,”– tha gazetari Sokolaj.