Vjedhja e apartamentit të nënës së ministrit Damian Gjiknuri, ka vënë në dilemë edhe gazetarët.

Në fakt, ka qenë pikërisht deklarimi i policisë se zonjës Liri, autorët i vodhën 3 milionë lekë ( të vjetra), të cilat ajo tha se i kishte mbledhur nga pensioni i tre muajve që është ironizuar nga gazetarët.

Basir Çollaku shkruan se puna më e paguar sot është…pensionist, kur je prindi i një ministri!

“Puna me e paguar sot..pensionist kur je prind ministri, deputeti, zyrtari të lartë…të dalin të ardhurat qindra milionë lekë e euro..kjo është rritje galopante pensionesh..ndaj s’duan punë njerëzit..më mirë në pension..”, ironizon Çollaku.