Gazetari shqiptar i emisionit italian, “Le Iene”, Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë se autoritetet e kampit Roj, në Siri kanë gjetur Eva Dumanin, motrën e Endri Dumani i cili u kthye pak ditë më parë në Shqipëri.

Gazetari shkruan në Facebook, se Eva është nën shoqërinë e një familjeje shqiptare.

Më tej, Kopliku publikon bisedën e fundit me një koleg sirian, ku zbulon se është konfirmuar se shumë shpejt një grup tjetër fëmijësh do të rikthehen në Shqipëri.

“Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi. Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

“Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare. E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”. (Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).”, shkruan gazetari Kopliku.