Gazetari Lela heq pantallonat dhe tregon shenjat e dhunës, Rama: Mbërthehu, mos më trego mua gishtin!

21/05/2020 - 21:48

Është shoqëruar me debate të forta përballja live në emisionin “Real Story”, në News24, mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela, i cili u dhunua nga policia, gjatë protestës së 17 majit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryeministri Rama i tha gazetarit Lela se nuk është dhunuar aspak, por nga ana e tij, gazetari hoqi pantallonat dhe i tregoi shenjat e dhunës te këmbët.

Pjesë nga debati:

Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.

Rama: Si urdhëron zoti prokuror

Lela: Po më dhunon për herë të dytë..

Rama: Trego dhe sillu me edukatë.

Lela: Gënjeve me këtë që the

Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.

Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty,  xhesti i hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit

Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.

Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se si të pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.

Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.

Lela: E interpretove si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)

Rama: Nuk më interesojnë fare.

Lela: E meriton.

Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.

Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.

Rama: Ti do të tregosh…

Lela: Më lër të flas.

Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nuk ka gopditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.

Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…

Rama: Nuk ka goditje.

Lela: Çfarë rreziku përbëja unë për policinë?

Rama: Nëse ju z.Lela pretendoni se tërheqja juaj për krahësh është…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i njohur Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq pë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.

Duke filluar nga dita e hënë, hotelet në të gjithë vendin do të kenë akses për të aplikuar për hapjen e plazheve private.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus nuk është shumë pozitive.