Gazetarja publikon dokumentin/ Gruaja shoqërohet në Komisariatin numër 1 pasi po qeshte

29/10/2020 - 08:36

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur më 15 tetor në kryeqytet. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka publikuar në profilin e saj në facebook një dokumet ku tregon se një grua është shoqëruar në Komisariatin numër 1 pasi ajo kishte qeshur. Sipas efektivëve të policisë e qeshura e gruas ka prishur qetësinë publike.

Pasi është shoqëruar në komisariat gruaja ka deklaruar se pasi ka dalë kryeministri Edi Rama nga Kalaja e Tiranës, i ka thënë diçka që ajo se ka kuptuar dhe më pas ka qeshur.

Postimi i plotë i gazetares Anila Hoxha:

Gruaja qe qesh…!

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;

– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.

“Por ate e solli punonjesi i

Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D.

Historia e pabesueshme ” e qeshjes se ndaluar” shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.

‘ Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ‘ Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.

Neser , dikujt tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pas qeshur. Eshte ilaci me i mire per jeten!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grupimi "Bicycle Durrës" ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 2020 shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i qëndron mendimit se muzika e lartë ka ndikim në përhapjen më të shpejtë të koronavirusi

Në Shqipëri, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat që sugjerojnë prishjen e 7 shkol

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.