Bilanci i të larguarve nga Vettingu, i ngjason një blanci lufte. Kështu e ka cilësuar kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë një ceremonie për betimin e magjistratëve të rinj.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e KLGJ-së Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës, si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.