Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë. Nëse keni bërë plane për fundjavën, atëherë ka një lajm për mirë për ju.

Moti paraqitet kryesisht i kthjellët, përjashtuar zonat malore ku gjatë mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave. Sa i përket javës do të nisë me diell, vetëm gjatë mesditës priten reshje shiu. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje dhe do të arrijnë mbi 26 gradë.