04/12/2020 - 07:59
Gjendet një person i mbytur në breg të detit në lagjen nr.1 në Durrës. Paraprakisht dyshohet se viktima është Silvi Prifti, i riu i cili u zhduk që prej së shtunë kur hyri në det për të gjuajtur oktapodë.
Policia informon paraprakisht se: "Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi Silvi Prifti, 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bërë denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/portali DurresLajm/
