Një automjet ‘Range Rover’ është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit. Mësohet se mjeti është gjetur në datë 17, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot për mediat.

BalkanWeb shkruan se mjeti i bardhë, pa targa, është sekuestruar nga policia ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.

Nuk dihet ende nëse kjo makinë e braktisur dhe e djegur mund të ketë lidhje me pemgmarrjen e Jak Prenges, që ndodhi në Kamëz të premten.

Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato te mjetit te djegur.

PENGMARRJA

Rreth orës 11:44 të së premtes, në rrugën “London”, dy persona të maskuar pasi kanë dhunuar 49-vjeçarin Prenga, e kanë marrë ate forcerisht ne makinë. Që prej ketij momenti, deri me tani nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.