Në rrugët e qytetit të Durrësit, herë pas here shihen në rrugë gjimnazistë të cilët vihen në rolin e policëve rrugorë duke ndihmuar dhe sensibilizuar qytetarët për zbatimin e rregullave të qarkullimit, si një ndër përparësitë e punës për të eliminuar aksidentet e rënda.

Ersida Teliti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, bën me dije se kjo veprimtari ka rreth 6 muaj që ka filluar në bashkëpunim me blutë e Durrësit në zbatim të projektit “Një ditë polic trafiku në qytetin tim”. “Për këtë projekt kanë bashkëpunuar nxënësit e 4 gjimnazeve të Durrësit”, tha Ersida Teliti.

Këtë fundjavë në kuadër të projektit gjimnazistët janë vënë në rolin e policëve të trafikut. Sipa Ersidës, është vënë re këto ditë se të rinjtë të ndikuar nga ky sensibilizim, po tregohen më të vëmendshëm gjatë qarkullimit në qytet duke zbatuar më mirë rregullat e kalimit nëpër rrugët e qytetit.

K.H.