I emocionuar nga fakti që doli fitues në një garë ku ishte i vetmi kandidat, kryetari i sapo zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka ofenduar sot rëndë një gazetare që po e pyeste se kur i lindi ambicia për këtë post.

Kësaj pyetjeje, Gjinushi i është përgjigjur me një gjuhë aspak etike ndaj gazetares që po priste prononcimin e tij pas numërimit të votave.

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t'u bërë kryetar i Akademisë së Shkenca, para Reformës apo në momentin që po e bënit Reformën?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s'ka mundësi, se ti ke qenë kryetar partie në atë kohë

Gjinushi: Mos bëj pytje që s'kanë përgjigje…

Gazetarja: Si s'ka përgjigje? Kur të lindi, para Reformës apo gjatë?

Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu

Gazetarja: Shko mjekohu ti, se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujdes me gjuhën, i pa edukatë.