Botuesi Henri Çili është marrë në pyetje pasditen e djeshme nga oficerët e policisë gjyqësore në Gjirokastër. Burime nga policia thanë se Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga Prokuroria.

Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësore në orët e vona të pasdites së djeshme nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore në Policinë e Gjirokastrës.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në 1 orë e gjysëm seancë pyetësore në ambientet e  Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje në lidhje me akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Henri Çili pritet që të dalë para Gjykatës së Faktit në Përmet mesditën e së dielës. Mbi Çilin rëndojnë katër vepra penale.