Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë mesditë vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci.

Pasi ka dhënë në mënyrë të përmbledhur faktet, GJKKO ka vendosur të dënojë me gjashtë muaj burg ish-gjyqtarin Daci.

Ish-anëtari i Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci, akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.