GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Altin Avdylaj

26/10/2020 - 12:28

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylaj dhe të mbrojtësit të tij Av. Arber Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për këtë të pandehur dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Kështu Altin Avdylaj do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Burimet bëjnë me dije se për 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.

Personat në fjalë ranë në prangat e policisë, në aksionin Volvo 4. Ata akuzohen për trafik droge, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, krijimin e një grupi kriminal dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndëshkohen me masë administrative 453 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e re e Shëndetësisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për përkeqësim të motit në vendin tonë.

Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe prot

Një 50-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi është hedhur nga tarraca e banesës.

Pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars-tetor 2020 ne krahasi

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por pasdite vranësirat do të

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri që i përkasin Sokol Markut nga Mirdita, i dënuar për trafik droge.