Gjobiten 341 persona dhe shoqërohen 11 të tjerë për mosvendosje maske

16/10/2020 - 17:41

Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 341 persona të cilët nuk kishin vendosur maskën, e cila prej ditës së enjte është e detyrueshme të mbahet në çdo ambient.

Po ashtu, policia njofton se ka shoqëruar 11 persona pasi nuk i janë bindur urdhrit për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë,  pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Gjatë mbrëmjes të kësaj të hëne kanë mbetur pa energji elektrike zona e Alliasit, një pjesë e rrugës “Myslym Keta” dhe ish-Kinostudio.

Shqipëria duhet të ndryshojë protokollet shëndetësore për personat e karantinuar.

Pas përfundimit të 2 loteve të para kanë filluar punimet në lotin 3 të segmentit rrugor “Ndërtim rruga Porto-Romano  - Durrës”, ku aktual

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë ditën e nesërme aksionin për shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, në

Defekt teknik pësoi sot një avion i kompanisë Wizz Air. Për pasojë fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë, ndërkohë q

Ambasada amerikane në Tiranë jep një udhëzim të rëndësishëm për qytetarët që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Që nga ora 13:45 e kësaj të hëne, dhjetëra pasagjerë të linjës Rinas - Venecia kanë mbetur të bllokuar në avion në aeroportin e Rinasit.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1413 test

Burime zyrtare bëjnë me dije për "DurrësLajm" se nga muaji mars, kohë kur nisi pandemia në vendin tonë, dhe deri më 15 t