Gjobiten me 10 milionë lekë 4 lokale në Durrës dhe Krujë

29/11/2020 - 10:47

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

•Subjektin në pronësi të shtetasit  S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin  M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria shqiptare shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus, duke i kërkuar largimin nga vendi për 72 orë pasi nuk ka respektuar m

Përfundon riparimi i shkollës profesionale “Hysen Çela” në Durrës.

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që ora policore të vijojë dhe në javët në vijim, po ashtu dhe në universitete mësimi të jetë online

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer gjithsej 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë

Ndëshkohen me masë administrative 453 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e re e Shëndetësisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për përkeqësim të motit në vendin tonë.

Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe prot