Sot Inspektoratin Shëndetësor Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, kanë kontrolluar të gjitha furrat e bukës në Durreës në drejtim të zbatimit të rregullave të vendosura për luftimin e përhapjes së koronavirusit, si dhe për dezinfektimin e makinerive që presin bukën dhe ruajtjen e distancës së klientëve.

Sipas burimeve nga Policia Bashkiake, të gjitha rezultuan konform rregullave, me përjashtim të një furre e cila nuk dezinfektonte makinerinë prerëse të bukës dhe u gjobit me vlerë 50 000 lekë të rinj. Subjekti  “Fetane Haxhiaj” ndodhet në lagjen nr.6, rruga “Aleksandër Goga”, dhe ndaj saj u mor masa adminisrative për papastërti personale dhe të mjeteve të punës.

Ky kontroll do të jetë dhe në ditët në vazhdim duke mos toleruar asnjë shkelje në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë.

Me urdhër të qeverisë, nga ora 13:00 e ditës së sotme deri të hënën në mëngjes në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur, ndërsa në rrugë do të kenë akses vetëm forcat e policisë, ushtrisë, shërbimet shterërore dhe përfaqësues të kompanive mediatike. Edhe javën e ardhshme, orari i aktiviteteve ushqimore, farmaceutike, shërbimeve bankare, administratës do të jetë hapur nga ora 05:00-13:00, e masat për shkelësit do të jenë të forta e s’do të ketë tolerime për askënd.