Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë Hajri Seferin që cilësohet si kreu i bandës së Shijakut.

Kundra këtij vendimi kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij duke u shprehur se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe krijim i grupit kriminal. Për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës, por që akoma nuk është shqyrtuar çështja.

Nëse Apeli i Durrësit vendos pro ekstradimit, atëherë topi mbetet në derën e ministres së Drejtësisë. Hajri Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016 në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit kriminal, raporton "Shqiptarja.com".