Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”

22/01/2021 - 20:31

Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Cela.  Ky vendim është marrë në dhomën e këshillimit.

Ende nuk është e qartë se kur do të fillojë procesi, pasi aktualisht Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë, ndërsa për këtë çështje duhen 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar.

Tahiri është dënurt me 3 vite shërbim prove nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë, Jaeld Çela është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Ata akuzohen për përfshirje  të tyre në trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi kriminal, i cili drejtohej nga Moisi Habilaj.

Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë, por Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.