Gjykata e Posaçme jep vendimin për Arbër Çekajn, iu kapën 613 kg kokainë

15/09/2020 - 18:44

Arbër Çekaj dënohet me 21 vite burg, por me përfitim ulje për 613 kg kokainë që ju gjetën në magazinën e tij në Durrës.

Sot u zhvillua seanca në GKKO, ku Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

Ai nuk u gjet fillimisht në Shqipëri, pasi fshihej në Gjermani, teksa më pas iu dorëzua autoriteteve për të vijuar një kalvar seancash që në fund e shpallën fajtor. Ai dënohet me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi ka pranuar gjykim të shkurtuar.

Pas vendimit, avokati mbrojtës Maks Haxhia u shpreh se: "Për çudi kjo gjykatë na tregoi vendimin për moslejimin e mediave, ndërsa kur dha vendimin i futi mediat. Është proces komik. Ju siguroj se çdo jurist,do të skandalizohet me këtë vendim sepse nuk kishte asnjë provë që të favorizonte akzuën. Kjo gjykatë, nuk them dot as e Ballshit, se kam respekt për vendlindjen time. Nuk kishte provë. Është shumë e thjeshtë.Gjyqtarja ka kandiduar për në Apel, karriera e tyre është në prioritet. I thashë që unë s’jam Zoti që të them e ka bërë apo jo Arbër Çekaj, por di të them që nuk ka prova. Prandaj jam i irrituar se nuk u la media në seancë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-

Pushteti vendor ka rritur ndjeshëm borxhet në pjesën e parë të vitit, ndikuar edhe nga situata e vështirë financiare e krijuar nga pandem