Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar sot për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas tre refuzimeve.

Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti i PS-së Ervin Bushati. Mësohet se nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Bushati theksoi se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se ‘Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë’.

MESAZHI I BUSHATIT:

GJYKATA E STRASBURGUT: NJË PËRFAQËSUES TË RI NGA SHQIPËRIA.

Asambleja Parlamentare ne Strasbourg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
Shqiperia kishte paraqitur tre kandidate te cilet u perzgjodhen nga nje proces i brendshem i hapur dhe trasparent.
Asambleja vleresoi procesin dhe votoi per gjykatesin e ri te Shqiperise ne GJEDNJ.
I urojme suksese Z. Darian Pavli i cili do kontriboje gjate viteve te ardhshme ne punen e gjykates dhe ne permiresimin e te drejtave te njeriut ne Evrope.
Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë.