Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë lirinë ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Gjykata vendosi masën "detyrim paraqitje", duke hequr masën "arrest shtëpie", dhënë nga shkalla e parë në Shkodër.

Ish-deputeti Spahia akuzohej për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

Pala mbrojtëse përfaqësuar nga avokatët, Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e prokurorisë. Prokurori i apelit, Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e Shkallës së Parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa "arrest shtëpie" por gjykata vendosi ta lirojë.