Gjykata jep vendimin "Arrest me burg" për Mihal Kokëdhimën

18/08/2019 - 13:03

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll.

Ndaj 55-vjeçarit Kokëdhima, rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës, dhe dëmtime me dashje. Këto tre akuza i janë komunikuar nga prokurori Saimir Smaka përpara gjykatëses Esmeralda Habilaj.

Mihal Kokëdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjoll të cilët drekuan në restorantin e tij.

Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.

Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokëdhima mbi kofanon e makinës së tyre.

Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokëdhimës.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme Kokëdhima dha edhe versionin e tij për ngjarjen. Ai është shprehur para trupës gjykuese se se nuk i sulmoi turistët por u pëpoq ti ndalonte dhe ata u nisën menjëherë.

"Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.
Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj"
, ka thënë ai.

51-vjeçari u përfaqësua në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtarjai e çështjes ishte Esmerilda Habilaj.

Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se ky restorant në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar për rrëmbimin e Kopshtit Botanik që po i bën qeveria dhe bashkia e Tiranës.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me ambasadoren franceze në Shqipëri Christina Vasak.  Ambasadorja fr

Pak orë pas arrestimit nga policia e Elbasanit, pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, ka përfunduar në spital për shkak të

Përgjimet e bandës së Habilajve të kryera nga autoritetet italiane japin grimca nga jeta e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngritjeve të tra

E enjta e këtij 19 shtatori na bindi totalisht se vera dhe i nxehti kanë ikur vërtet dhe tashmë ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut.

Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej janarit të këtij viti.

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News 24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm,

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike në Krujë, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, s