Gjykata jep vendimin për Mark Frrokun, ja sa vite do qëndrojë në burg

Postuar: 21/04/2017 - 13:05

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 7 vite e 6 muaj burg, ish-deputetin dhe ish-kreun e PKD-së, Mark Frrokun për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërkaq Gjykata e ka shpallur Mark Frrokun të pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë.

Pas seancës, avokati i tij mbrojtës deklaroi se ishte i pritshëm ky vendim i gjykatës pasi nuk kishte prova. “E kishim thënë nuk kishte prova për vrasjen”, deklaroi avokati mbrojtës.

"BalkanWeb" raportoi ditën e djeshme Frroku në një seancë gjyqësore maratonë u shpreh se nuk kishte fshehur asnjë qindarkë leku, ndërsa gjykata pohoi se ai kishte fshehur 1.2 milion dollarë.

Fill pas mbylljes së seancës gjyqësore, avokatët e Frrokut u shprehën se gjykata nuk ka vepruar drejt për kryerjen e aktit të ekspertimit.

“Ne i kemi paraqitur të gjitha provat në Shkallë të Parë dhe mendojmë se në Apel do ta zhbëjmë këtë pjesë të vendimit. Gjykata nuk ka vepruar drejtë për kryerjen e aktit të ekspertimit”, thanë Meçe dhe Prendi.

Teksa u pyetën në lidhje me faktin se a e cilësojnë ata fitore heqjen e akuzave që rëndonin ndaj Frrokut për vrasjen e në Belgjikë, avokatët u shprehën se gjithçka ishte ndërtuar mbi thashetheme.
“Padiskutim që po. Ishte ndërtuar akuzë mbi thashetheme”, theksuan ata.

Vendimi për pafajësinë e tij pason atë të pafajësisë së Kristian Marinajt i dyshuar si bashkëpunëtor i ish-deputetit Frroku.

“Unë e ndiej vetën të pafajshëm. Jam mbajtur padrejtësisht në burg për dy vjet. Dua vetëm të shkoj te familja ime. Kam besim te ju dhe drejtësia”. Këto ishin fjalët e fundit të ish-­deputetit Mark Frroku, thënë në Gjykatë dje para se trupi gjykues i gjykimit të tij të tërhiqej në dhomën e këshillimit për vendimin përfundimtar.

Përmes një materiali voluminoz, avokatët Vladimir Meçi dhe Tonin Prendi kërkuan pafajësinë e klientit të tyre, duke pretenduar se ai nuk ka konsumuar asnjë nga veprat penale për të cilat akuzohet. Në përfundim të avokatëve, ish-­deputeti përsëriti edhe një herë faktin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet ditën e nesërme për 24 orë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të fortë nga ana e qytetarit dixhital, i cili pohon se një gazetar në Kavajë

Qyteti i Durrësit këtë mëngjes është zgjuar i mbuluar nga mjegulla.

Një aksident rrugor është regjistruar një ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit, ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar.

Afro 2000 banorë kanë përfituar nga investimi i Ujësjellës Kanalizime Durrës në zonën e Kodër Vilës dhe lagjen 10 për rrjetin e ri të kan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një rast prodhimi dhe shitje lëndësh narkot

   Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’.

   Gazetari investigativ Artan Hoxha, njihet për lajmet e bujshme që bën publike, dhe shumë herë kur ai paralajmëron diçka, ndodh.

   Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbledhur në një takim mbrëmjen e sotme të prokurorët e Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj”.

   Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka publikuar një status në “Facebook”, lidhur me daljen publike të ish-ministri Sajmir T