Elsa Toska bëhet anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese, pas Besnik Muçit që bën betimin para Presidentit. Ceremonia u zhvillua në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme në Presidencë.

Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Vladimir Kristo. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Elsa Toska  së bashku me Fiona Papajorgjin që do bëjë betimin në orën 20:00, u zgjodhën nga Kuvendi. Po sot betohet edhe Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Presidenti.

Ndërkohë që për Arta Vorpsin, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, dhe që sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është publikuar në media një dokument i noterizuar ku shkruhet se ajo është betuar me dorën në Kushtetutë  për të mos shkelur Kushtetutën