19/09/2019 - 11:57
Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi final për Tahirin do të jepet sot në orën 16:00, ndërsa ish-ministri ka dalë i qeshur nga seanca gjyqësore, e nisur rreth orës 10:00.
Më herët, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite për ish-ministrin, i cili ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 8 vite.
Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale "Korrupsion të zyrtarëve të lartë", "Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim" dhe "Grup të strukturuar kriminal", në kuadër të dosjes "Habilaj".
/portali DurresLajm/