Gjyqi për grupin "Shullazi", tensione në Gjykatën e Krimeve të Rënda

23/05/2019 - 14:44

Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Dollani shpjegime dhe të tregojë nëse është kërcënuar. Ai ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar.

Me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes, gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre.

Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën.

Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarja e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Polici, Daniela Grrica, e medias “Shekulli Online” ka reaguar pas akzuave që i janë bërë se k

Rreth 100 banorë të Durrësit kanë qëndruar në çadrat e vendosura të stadiumit “Niko Dovana”, deri rreth 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga altnernime kthjellimesh dhe vranësirash.

Pas tërmetit që ra mbrëmjen e së dielës në orën 22:08 dhe alarmit të rremë që u përhap për një tërmet të fuqishëm pasardhës, çka bëri që

Një tërmet i rënë rreth orës 22:08 ka rikthyer edhe një herë frikën tek qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë

Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.