Gjyqtari i skandalit seksual fiton pafajësinë dhe kërkon rikthimin në detyrë

12/01/2019 - 15:16

Dy vite pasi u pezullua si gjyqtar dhe u shkarkua nga drejtimi i gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi ka fituar pafajesinë dhe kërkon të rikthehet në postin që ka patur. Report Tv ka siguruar një kopje të padisë së Boçit, ku ai i kërkon gjykatës të caktojë se kush institucion do e rikthejë atë në detyrë pasi KLD që e pezulloi nuk ekziston më. Boçi u vu nën akuzë pas denoncimit në media të një afere seksuale dhe dyshimeve për korrupsion pasiv.

Me vendimin numër 102 datë 28 dhjetor 2016 gjyqtari i Gjirokastrës u pezullua nga detyra nga KLD e cila u njoh nga prokuroria e kriemve të rënda se ndaj Boçit kish nisur një procedim penal për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Por ky hetim duke se nuk ka mundur të nxjerr në dritë asnjë fakt penal edhe pse në media ai u denoncua publikisht edhe për aferë seksuale me një palë ndërgjyqëse. Me një këkesë drejtuar gjykatës Administrative pak ditë para mbylljes së vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkon rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës.

Padinë, Boci e ka depozituar në administrative ku ai kërkon “revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit”. Boçi nuk ndalet me këtë kërkesë pasi ai është drejtuar gjykatës për ta rikthyer jo vetëm si gjyqtar në punë por edhe në postin që ai ka mbajtur më parë atë të kreut të gjykatës Gjirokastër.

Po ashtu Guximtar Boçi i kërkon gjykatës të përcaktoje se cili institucion duhet të vendose për fatin e tij pasi ai u pezullua nga KLD-ja institucion i cili tashmë është shkrirë dhe zëvëndësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në sistemin e drejtësisë shqiptare përfshirja e gjyqtarëve në afera korruptive apo denoncime publike nuk është një rast i izoluar pasi vetëm pak ditë më parë në pranga ra një tjetër gjyqtar. Roland Hysi në gjykatën e Fierit u arrestua pasi u filmua dhe denoncua duke kërkuar favore seksuale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klement Balili, i ashtuquajtur si Eskobari i Ballkanit, ndodhet tashmë në pranga.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh

Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentët, iu ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë pe

Vijon bojkotimi i mësimit dhe ngujimi në kampusin universitar edhe gjatë ditës së sotme nga studentët e UAMD-së.

Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar nëse klienti i tij ka vi

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e dorëzimit të Klement Balilit te drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu.

Pyetjes nëse mund të kishte patur një shkëmbim me armë zjarri mes Balilit e policisë së shtetit i është përgjigjur këtë të martë nipi i t