Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar punën për dosjet, ku anëtar i trupës gjykuese është gjyqtar Luan Daci, i cili u pezullua nga detyra.

Në njoftimin e KPA, thuhet se “në çështjet, ku gjyqtar Luan Daci është anëtar i trupës gjykuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit thotë se është njoftuar gjithashtu, nga gjyqtari Luan Daci që do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore të ankimit ndaj këtij vendimi.

 “Në këto kushte, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të organizojë punën për vijimin e gjykimeve dhe caktimin e datave për gjykimin e çështjeve, ku gjyqtar Luan Daci nuk është anëtar i trupës gjykuese”, thuhet në njoftim.