Gjyqtarin e "tradhëton" pasuria e të bijës dhe kontaktet me njerëz të krimit të organizuar

Postuar: 12/07/2018 - 13:34

Ka nisur në orën 12:00 seanca dëgjimore për gjyqtarin Gani Dizdari, i cili është i fundit gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese që kalon në sitën e "Vettingut".

Gjyqtari nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj. Sipas KPK-së, Dizdari ka një apartament 95.7 m2, burimi privatizim i banesave shteterore, blerë 24 826 lekë, dhe zotëron vetëm 75% të saj.

Gjithashtu ka një apartament në Gjirin e Lalzit, 86.6 m2, të blerë në 2013-tën në vlerën e 3.3 milionë lekëve, tokë arë në Mjull Bathore, 1 mije m2 në shumën 344 mijë lekë, apartament 69.7 m2 blere në 1998 në vlerën 1.8 milionë lekë nga ish-bashkëshortja e subjektit nga e cila ai zotëron 50%, subjekti nuk ka deklaruar burim pasurie, por thotë se është blerë.

Por duket se për gjyqtarin Gani Dizdari problem do të jetë pasuria e vajzës së tij. Sipas KPK-së, ajo nuk ka deklaruar shumën prej 4 mijë euro të dhuruar për kurim në Gjermani. Ndërkohë në 2009 është deklaruar 99m2 apartament, ndërsa në 2017, 89.1 m2, dhe KPK thotë se ka mospërputhje mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. Ndërkohë që ka thënë se burimi i apartamentit me vlerë 70 mijë euro është ish-bashkëshorti, babai i saj, hua dhe kursim.

Por huaja që përmend vajza e tij prej 20 mijë euro dhënë nga shtetasi M. L., nga të dhënat tatimore rezulton se ky i fundit nuk ka pasur mundësi financiare, pas hetimit të KPK nëse personat ku ka marrë hua vajza e tij për banesën kishin burime të ligjshme. E njëjta gjë dhe për huanë 36 mijë euro të dhënë nga Sh. D., kushëriri i Dizdarit.

Ndërsa përsa i përket përshtatshmërisë së figurës, Dizdari ka kontakte të papërshtatshme, ku në seancën dëgjimore u përmend lidhja me shtetasin A. I., i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Nga sistemi TIMS rezulton se ka dalë disa herë jashtë vendit me automjet me të. "Jemi para një kontakti me persona të lidhur me krimin e organizuar e të papërshtatshëm", tha KPK. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë ë

   Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedh

   143 persona kanë humbur jetën gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në aksidente rrugore.

29 prej viktimave ishin femra.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale  “Tr

   Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve.

Çështja “Shullazi” vijon të përplasë prokurorë të Krimeve të Rënda dhe kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Pak ditë pas aksionit të IKMT-së në Jalë për prishjen e 9 objekteve që nuk dispononin dokumente dhe ishin në tokë shtetërore, kreu i Insp

Dosja “Shullazi”, ka shkaktuar një kaos të vertetë brenda ambiente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku Prokurorja e Përgjithshme Arta

I gjendur në mes të Durrësit sheshi "Veliera" ka lënë një impakt jo të mirë tek mijëra turistë që na kanë vizituar këtë sezon veror.

Si pasojë e mungesës së prokurorit është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës,