Gjysma e pesticideve në Shqipëri hyjnë kontrabandë

08/11/2018 - 17:07

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë i kërkuan ministrit të Financave që në paketën fiskale që do të hyjë në fuqi në Janar të 2019-s, të përfshijë edhe përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të inputeve bujqësore.

Por ministri Arben Ahmetaj ishte dakord me një variant të ndërmjetëm të cilin e quajti balancim. Ministria mund të pranojë që faturën që do të rëndojë në buxhet nga heqja e tvsh-së për këto produkte, ta kompensojë me përqindjen që i rimburson TVSH-në fermerit.

Të njëjtën kërkesë, për të përjashtuar nga TVSH listën e pesticideve të lejueshme, plehrave kimike dhe farave e fidanëve e ka bërë edhe ministri i Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në një Komisionin Parlamentar tjetër, atë Veprimtarive Prodhuese. Kreu i ministrisë së bujqësisë tha se më shumë se gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë dhe dëmtojnë prodhimin dhe konkurrencën e produkteve tona.

Fatura që do t’i rëndojë buxhetit nga heqja e tatimit mbi vlerën e shtura të inputeve bujqësore është 9 milion dollarë, ndërsa nisma me heqjen e TVSH-së normalizon tregun dhe lufton kontrabandën, në mënyrë që të hyjnë produkte të kontrolluara. Nga nevojat që ka tregu bujqësor në Shqipëri, në mënyrë të ligjshme hyn vetëm 16% e kërkesës, ndërsa pjesa tjetër është informalitet ose mostrajtim. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aksi rrugor që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave në Durrës është përmbytur.

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Konsullata e nderit e Turqisë, e para përfaqësi diplomatike turke në rrethe, është hapur në Durrës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ku përmendej dhe ai.

Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm, zhvilloi një takim me strukturat vendore të Policisë së Qarkut të Beratit.

Prej 15 ditësh banorët e Unazës së Re kanë protestuar për prishjen e banesave të tyre, pa u dëmshpërblyer.

Në shkollat e gjithë vendit këtë vit janë regjistruar 31 mijë e 800 maturantë më pak.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pret hetim të plotë të vrasjes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, sikundër edhe

Tension dhe dhunë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla më e ulët për të pandehurit e