Edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës, e cila është shkatërruarr plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit do të rifillojnë nesër mësimin.

Ata do të zhvillojnë mësim turn i dytë në godinën e gjimnazit të mesëm të përgjithshëm “Leonik Tomeo”.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shkollës së mesme, Tomor Agalliu përmes një postimi në Facebook.

"Neser me 9 dhjetor fillon procesi mesimor ne gjimnazin "Leonik Tomeo".Tre grupe specialistesh e vleresojne te sigurt dhe pa probleme.Ne kete godine do zhvilloje mesim turni i dyte shkolla "Naim Babameto". Njoftoj mesuesit, nxenesit dhe prinderit se mesimi fillon ne oren 8:00. Ju uroj te gjitheve nate te qete!", shkruan Tomori.

Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” në të cilën mësojnë rreth 900 nxënës, do të shembet pasi grupet e ekspertëve e kanë klasifikuar si objekt me rrezikshmëri për jetën e nxënësve apo stafit pedagogjik.

Pak ditë më parë godina e dëmtuar rëndë u inpektua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe komisioneri i ri europian për Menazhimin e Krizave, Janez Lenarčič.