Pasi goditën me gurë eskortën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mitingun në Korçë, tre persona janë vënë në hetim pasi akuzohen se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Ata akuzohen se kanë hedhur në drejtim të tyre sende të forta në momentin kur ka kaluar eskorta e kryeministrit.

Sipas policisë së Korçës, nën hetim janë vënë M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç banues në Korçë.