Mesditën e sotme një gomone me 5 persona në bord pësoi defekt në gjirin e Karaburunit në Vlorë. Mësohet se personat që ndodheshin në bord kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS. Menjëherë në drejtim të tyre u nisën Policia Kufitare dhe ajo Detare. Të gjithë personat në bord janë shëndoshë e mirë.

Njoftim i Drejtorisë së përgjithshme Detare:

Operacion Kerkim Shpetim

Ne oren 14:05 gomonia me emrin “LYPEN 3” me 5 persona ne bord ka kerkuar ndihmë se kish nje problem ne motorr. Menjehere eshte njoftuar Kapiteneria e Vlores si dhe policia kufitare.

Ne oren 14:10 mjeti i policise kufitare BP-122 shkon per t'i dhene ndihmen gomones Lypen 3.

Ne oren 14:20 doli dhe mjeti i rojes bregdetare P-116 per kerkim.

Ne oren 14:30 mjeti i Policis Kufitare BP-122 njofton se e gjeti mjetin 1 milje perballe Shen-Vasilit dhe personat ne bord jane shendoshe e mire.

Si gjate sezonit turistik edhe tani vazhdon bashkepunimi midis institucioneve te Kapitenerisë Portit Vlore, Policise Kufitare Vlore dhe Rojes Bregdetare ne operacionet e kerkim shpetimit duke arritur t'ju vije ne ndihme ne te gjjtha rastet e ndodhura deri tani.

Drejtoria e Pergjithshme Detare