Mëngjesin e sotëm në rrugën e “Kavajës” në Tiranë në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë një shumë parash rreth 10 milionë lekësh të vjetra shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar në këmbë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.