Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, gjykata liron për mungesë provash të penduarin

28/11/2020 - 10:54

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Mësohet se vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit. Çerpjas i kishin mbaruar të gjitha afatet e paraburgimit dhe në mungesë provash është lënë i lirë.

Çerpja u dënua në vitin 2019 me 5 vite e 8 muaj burg. Ai përfitoi ulje, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe tashmë është përfundimisht i lirë nga të gjitha akuzat.

Çerpja ka treguar që pas grabitjes së 9 shkurtit në afërsi të Rinasit, ka qenë Dash Kupa dhe Admir Murataj ata që i kanë dërguar paratë e shpërblimit për informacionin që ai u ka dhënë në banesën e Neim Avdulajt. Ky i fundit, sipas Çerpjas ishte personi që shpërndau paratë e shpërblimit.

“Më dhanë rreth 70 mijë euro në total, në valutë paund, euro dhe dollarë që ishin prerje të vogla. Unë doja më shumë, por Dash Kupa nuk pranoi të më jepte, pasi mori edhe ai këstin e tij nga paratë e shpërblimit për dhënien e informacionit,”- rrëfente Çerpja para grupit hetimor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

IGJEUM parashikon se që nga dita e sotme e deri më 26 janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe n

Garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallos për të kryer korruptimin e qeverisë shqiptare dyshohet se është presidenti i grupit ‘So

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu bën apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e-A

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën Perë

Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa.

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz i

Gjykata Kushtetuese do të kalojë për shqyrtim kërkesën e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, në lidhje me paligjshmërinë e shembjes së Tea

Ambasada gjermane në Tiranë, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se nga data 24 janar 2021, të gjithë ata persona që duan të

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 462 shtetas, pasi nuk zbatuan masat anticovid