Tre persona të maskuar hynë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e kantinës së verës "Gjergj Kastrioti", ku pasi lidhën rojën, morën një kasafortë në një nga zyrat dhe u larguan me furgonin e kantinës. 

Mësohet se rreth mesditës furgoni u gjet i braktisur në rrugën dytësore Fushë-Krujë Milot, që të çon për në fshatin Derven.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar specialistët e policisë së Durrësit, të cilët po marrin gjurmët për të identifikuar autorët.

Njoftimi i policisë 

Gjendet furgoni i vjedhur  mëngjesin e sotëm tek Kantina e Verës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Efektivet e Policisë së Qarkut Durrës, në vijim të hetimeve të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kantina e Verës, nga kontrollet e ushtruara në terren, në fshatin Derven, Fushë-Krujë është bërë e mundur gjetja e mjetit të vjedhur, furgon tip Benz me targa DR 3538 D.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve…