Grabitja në Rinas, autorët u larguan nga tunelet për të cilat policia nuk kishte dijeni

20/04/2019 - 11:09

10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas. Burime nga grupi hetimor për këtë cështje flasin për ekzistencën e disa tuneleve të fshehta, brenda të cilave është përgatitur e gjithë grabitja në aeroport.

Pas vrasjes së Admir Muratajt, autorët u larguan pikërisht nga këto tunele, për ekzistencën e të cilave policia mori dijeni shumë vonë. Tunelet janë në afërsi të fshatit Drithas, ku policia gjeti të djegur makinën me të cilën grabitësit u larguan nga Tapiza.

Mendohet se brenda këtyre tuneleve grabitësit ndanë paratë, dogjën rrobat dhe u larguan të pashqetësuar. Deri më sot policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Një ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se paratë e grabitura në Rinas mund edhe të jenë djegur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e zjarrit vazhdon të ngelet problematike në Shëngjin.

Aktorja dhe regjisorja Ilire Vinca ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Rama i cili e citoi atë në mbështetje të një godine t

  • 4 herë rikonstruksion i bulevardit “Dyrrah” në 7 vite dhe rreth 2 milionë euro të taksapaguesve durrsakë që shpenzohen për t

Pronari i kontenierit të bananeve Arbër Cekaj, ku u gjetën 613 kilogramë kokaine rrezikon të kthehet në Shqipëri.

Më 23 gusht 2019, atashetë ushtarakë gjerman, nënkolonel Hans Peter Vamsler (Wamsler), i cili plotësoi qëndrimin në Shqipëri dhe nënkolon

Këshilli i Qarkut Durrës, i cili ka në përbërjen e tij këshilltarë bashkiakë nga 3 bashkitë (Durrës, Shijak dhe Krujë), do të jetë i domi

Derdhja e ujërave të zeza në det është pamja më e shëmtuar që iu serviret pushuesve vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e Shqipërisë

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga veriu në jug.

Tirana solidarizohet me Shëngjinin dhe Bashkinë e Lezhës për të përballuar situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarri masiv që kanë përf